Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se më 3 maj 2023, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, për kontratën me kompaninë “Paykos”. Sipas njoftimit të Prokurorisë thuhet se Mustafa akuzohet për veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.  “Pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, më 3 maj 2023, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, Agron Mustafa për shkak të veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 291 paragrafi i Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim. Sipas aktakuzës thuhet se Mustafa dyshohet se i ka shkaktuar dëm Telekomit në vlerë afro 7 milionë euro, duke ndryshuar kushtet e kontratës në disfavor të ndërmarrjes. Sipas aktakuzës, i pandehuri, në cilësinë e Krye-shefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, në Prishtinë, më 16 mars 2015 e në vazhdimësi me dije ka vepruar në dëm të PTK-së, ashtu që përmes lidhjes së anekseve, marrëveshjeve duke ndryshuar kushtet e kontratës në disfavor të ndërmarrjes që ka përfaqësuar, në vend që t’i mbrojë interesat e saj, i njëjti me dashje i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe Telekomit të Kosovës, dhe atë në vlerë prej gjashtë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e dy euro thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …