Protesta, paraburgim i gjatë dhe akuza për drejtësi selektive ndaj Gjykatës Speciale

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë po shihet gjithnjë e më shumë si një drejtësi selektive, e cila rrezikon të barazojë viktimën me agresorin dhe të relativizojë krimet e regjimit serb në Kosovë. Kritikat janë shtuar veçanërisht për zgjatjen e tepruar të paraburgimit – që nga nëntori i vitit 2020 – si dhe për ritmin e ngadaltë të procedurës, e cila ka filluar vetëm në prill 2023, gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës. Ndërkohë, mijëra qytetarë shqiptarë kanë protestuar gjatë vitit të kaluar në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg dhe Shkup me thirrjet “Drejtësi për Çlirimtarët”. Një tjetër protestë është paralajmëruar për 17 shkurt në Prishtinë, me moton “Drejtësi, jo politikë”, në sheshin “Skënderbeu”, në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Kosovës, e organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur rreth 125 dëshmitarë dhe mbi 100 dëshmi me shkrim, por pavarësisht volumit të madh të materialeve, kritikat po përqendrohen në mungesën e provave bindëse që do të vërtetonin qëllimin kriminal të udhëheqësve të UÇK-së. Nëse gjykata do të mbështesë një aktakuzë të tillë pa një standard të qartë dhe të barabartë drejtësie, rrezikon jo vetëm kredibilitetin e vet, por edhe besimin e qytetarëve në një proces që duhej të ishte strikt juridik, e jo i ngarkuar politikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka shkruar letër të hapur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka shkruar letër të hapur kryeministrit në detyrë, Albin …