leoni

Protestohet në Prishtinë, kërkohet respektim i të drejtave të punëtorëve dhe zbatimi i ligjit

Protestohet në Prishtinë, kërkohet respektim i të drejtave të punëtorëve si dhe zbatimi i ligjit të punës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka organizuar protestë për Ditën Ndërkombëtare të Punës. Marshi i protestuesve ka nisur nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ ndërsa ka ndaluar para Teatrit Kombëtar. Përmes mesazheve në pankarta protestuesit po kërkojnë të ju jepen më shumë të drejta punëtorëve. “ ‘Stop presionit ndaj punëtorëve’, ‘Qeveri boll mo, zbato ligjet’, ‘Duam siguri dhe shëndet në punë’, ‘Të njihet përvoja e punës së viteve 90-99’”, janë disa prej kërkesave të protestuesve. Avni Ajdini nga BSPK ka thënë se do të ketë protesta më masive dhe nuk do ta presin vetëm 1 majin. “Kërkojmë të implementohen ligjet dhe të respektohen të drejtat tona. Çfarë duhet të bëjm me 70 euro pension vetëm në Kosovë ndodhë kjo, paga minimale duhet të jetë 250 euro. Jo dikush 3000 euro e dikush 100 euro. Do të ketë protesta më masive nuk do ta presim vetëm 1 majin”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …