PSD: “Sëmundja e pushtetit të Kurtit po thellohet”, akuza edhe ndaj opozitës për pasivitet

Nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kanë vazhduar kritikat e ashpra ndaj mënyrës së qeverisjes, duke e cilësuar atë si të dëmshme për funksionimin demokratik të vendit. Aktivistja e PSD-së, Natyra Kuçi, e përshkroi qasjen e kryeministrit Albin Kurti si një “sëmundje” që, sipas saj, po dëmton vendin dhe duhet të trajtohet urgjentisht. Ajo theksoi se nuk ka frikë nga Kurti, por shtoi se një pjesë e opozitës parlamentare, sipas saj, ndodhet në “rehatinë e vet” dhe për këtë arsye nuk po reagon ndaj zhvillimeve politike. Kjo, sipas Kuçit, po krijon një klimë ku pushteti forcohet pa përballje reale politike. Në të njëjtën linjë kritike, edhe lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, akuzoi opozitën për mungesë reagimi, duke vlerësuar se kjo po i hap rrugë kryeministrit për të rritur ndikimin mbi institucionet shtetërore. Këto deklarata nxjerrin në pah jo vetëm përplasjen mes PSD-së dhe qeverisë, por edhe një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj opozitës, e cila sipas kësaj partie, po dështon të luajë rolin e saj në balancimin e pushtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Serbia avancon me SHBA-në, Kosova humb terren diplomatik nga qasja e Qeverisë Kurti

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Qeverisë …