Punë efikase rezultat i mirë në Drejtorin për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë në Deçan

Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë në komunën e Deçanit brenda vitit 2019, ka shqyrtuar 3584 kërkesa të natyrave të ndryshme, këtë e bëri të ditur Drejtori i këtij dikasteri Agron Muslijaj. Muslijaj tregon se si drejtori jemi të koordinuar mjaftë mirë që në afat kohorë të përfundojmë të gjitha lëndët të cilat vijën si kërkesë e qytetarëve të komunës së Deçanit. Të përfundohen të gjitha këto kërkesa do të thotë se duhet të jesh i gatshëm të përballesh me specifika të secilës kërkesë veç e veç duke ju përshtatur edhe aftit kohorë, por falë gatishmërisë së këtij dikasteri ne kemi arrit që me përpikëri të kryejmë detyrat tona karshi qytetarëve. Lëndët të cilat janë shqyrtuar në vitin 2019 janë:

Ndërrim pronave 479, hipoteka 60, azhurim i lëndëve në teren 221, certifikata 2824 që në totalë përbejnë 3584 lëndë. Tash e sa kohë në këtë dikaster i cili është i vendosur në Pallatin e Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ kati II-të, janë krijuar edhe kushtet e volitshme për punë, staf i mjaftueshme në kryerjen e detyrave dhe rezultatet nuk mungojnë.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …