Fitim Uka: Çdo vonesë e marrëveshjës në kërkim të përmbushjes së apetiteve personale i shuan shpresat e rinisë

Fitim Uka: Çdo vonesë e marrëveshjës në kërkim të përmbushjes së apetiteve personale i shuan shpresat e rinisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social ka kërkuar që të arrihet marrëveshja politike për koalicionin qeverisës dhe zhvendosje nga bllokimet dhe kërkesat personale. Sipas tij çdo moment vonese i shuan shpresa e rinisë dhe i nxit ata që të largohen nga vendi. “Për çdo orë që vonohet marrëveshja, në kërkim të përmbushjes së apetiteve personale, shpresa venitet e të rinjtë kërkojnë rrugë për të ikur nga këtu. “Rezistenca” e “barrikadimi” në qëndrime të paarsyeshme, është e dobishme vetëm për ata që nuk shohin më larg se hunda e tyre. Koha është shumë më e shtrenjtë tash. Edhe sot është vonë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …