Mbahet seminari "Sjellja e përgjithshme e biznesit në xehetari", organizuar nga Ambasada Kanadeze

Ambasada Kanadeze në Kosovë organizon seminarin “Sjellja e përgjithshme e biznesit në xehetari”

Sot në “Swiss Diamond” është mbajtur seminari “Sjellja e përgjithshme e biznesit në xehetari”, organizuar nga Ambasada Kanadeze. Në fjalën e tij hyrëse ministri i MZhE-së,Valdrin Lluka theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Kanadanë. Kosova ka minerale të plumbit , zinkut dhe argjendit, pra ka potencial për investime të huaja. Ne kemi hapur 11 zona me interes të veçantë. Pjesa administrative eshtë realizuar. Ne presim investime në këtë fushe, theksoi Lluka.

Kurse Matthew Bilss zëvendës drejtori përgjegjës për te ndihmuar qeveritë anëtare të Forumit ndërqeveritar për Xehetari Minerale dhe zhvillim të qëndrueshëm bëri thirrje që të shfrytëzojnë maksimalisht pasuritë e tyre minerale për zhvillim të qëndrueshëm dhe ulje të varfërisë,duke u fokusuar në programin e tyre dhe në nevojat teknike dhe partneritet strategjike përkatëse. Metalet e mineralet që janë prezente këtu janë të kërkuara edhe në treg. Kanada ka vendosur të ketë një ombusperson që të ketë kujdes në këtë drejtim, që kompanitë kanadeze të punojnë me përgjegjësi. Bilss po ashtu prezantoi shtrirjen e tyre në mbarë botën.

Për rastin studimor për Kosovë nga “Avrupa Minerals” drejtori Paul Kuhn njohës i mirë i xeheve në Kosovë paraqiti një informim rreth eksplorimit të metaleve. Ai tha se Kosova ka potencial te mrekullueshëm për eksplorim. Në Kosovë xehetaria është zhvilluar përgjatë 2000 viteve. Eksplorimi kërkon kohë të gjatë që të jetë i suksesshëm. Kosova është regjion botëror për Xehetarinë, ne kërkuam zink e argjend në Kosovë mandej gjetëm edhe ar.

Nga KPMM anëtari i bordit Kemal Zeqiri prezantoi për sektorin Xehetarisë të Kosovës dhe sjelljen e përgjegjshme të biznesit në Xehetari.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …