Pushtet mbi rregulloren? Me tone urdhëruese dhe përjashtuese, Albulena Haxhiu nuk i jep fjalen deputetit Ferat Shala

Seanca e 17 prillit në Kuvendin e Kosovës u shndërrua në një demonstrim shqetësues të kontrollit të fjalës dhe tensioneve politike, ku kryeparlamentarja Albulena Haxhiu refuzoi t’i japë fjalën deputetit të PDK-së, Ferat Shala, pavarësisht insistimit të tij. Me tone urdhëruese dhe përjashtuese  “mos ndodhë me u çu pa ta jep fjalën se nuk e merr”  drejtimi i seancës mori trajtë të një vendimmarrjeje të njëanshme, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi respektimin e procedurave demokratike dhe të drejtën e deputetëve për të shprehur qëndrimet e tyre. Fakti që mikrofonat nuk u aktivizuan gjatë përplasjes, duke e bërë debatin të padëgjueshëm për publikun, shton dyshimet për mungesë transparence dhe tentativë për të kontrolluar narrativën brenda institucionit më të lartë përfaqësues. Në fund, fjala iu dha Bedri Hamza, duke lënë të kuptohet se përzgjedhja e folësve nuk ishte thjesht çështje rregulloreje, por edhe kalkulim politik. Ky episod nuk është vetëm një incident procedural – është reflektim i një kulture politike ku dialogu zëvendësohet me imponim dhe ku Kuvendi rrezikon të humbasë funksionin e tij themelor: përfaqësimin e barabartë të zërit qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …