Qazim Ibishi nga Klina e Poshtme, me banim në Angli, ka dhuruar 200 thasë miell për familjet në nevojë në komunën e Skenderajt

Qazim Ibishi nga Klina e Poshtme, me banim në Angli, ka dhuruar 200 thasë miell 25 kg, për familjet në nevojë në komunën e Skenderajt, në këtë kohë pandemie. Në emër të donatorit, donacionin e dorëzoi hoxha i fshatit Rakinicë, Korab Hajraj. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, falënderoj bashkëvendasin Qazim Ibishi për përkrahjen dhënë në këtë kohë pandemie.

Komuna e Skenderajt është angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresen e saj ta dërgoj në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …