Ka filluar faza e dytë e ndërtimit të urgjencës në Malishevë

Në kuadër të investimeve në shëndetësi dhe në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ka filluar edhe faza e dytë e ndërtimit të objektit të urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë. Punimet në urgjencën e QKMF-së në Malishevë, i kanë parë nga afër drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Islam Vrenezi, të cilët janë shoqëruar edhe nga drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, ku janë njoftuar me ecurinë e punimeve. Urgjenca e QKMF-së në Malishevë, pritet të përfundoj brenda disa muajve dhe është investim i Komunës së Malishevës, që kapë një shumë prej rreth 200 mijë euro. Malisheva, duke qenë në qendër të Kosovës, i bie që është qyteti që i ka më së largu qendrat spitalore dhe ndërtimi i urgjencës dhe krijimi i kushteve më të mira për punë, është nevojë e domosdoshme.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …