Që nga pas lufta dhe deri me tani në Kosovë janë larguar mbi 92 mijë mjete shpërthyese

Që nga pas lufta dhe deri me tani në Kosovë janë larguar mbi 92 mijë mjete shpërthyese

Që nga viti 1999-të e deri më tani në Kosovë janë pastruar mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara dhe janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese. Kështu kanë bërë të ditur kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për 22 vjet janë hequr edhe 23 mijë e 700 mina antipersonale, 3 mijë e 120 mina antitank dhe 22 mijë e 500 bomba kasetore. Këto të dhëna u publikuan në Ditën Ndërkombëtare të për vetëdijesimin ndaj rrezikut nga minat.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …