Qendra Studentore i njofton studentët e UP-së të cilët janë pjesë kategorive të dala nga lufta e UÇK-së se ku mund t'i marrin vërtetimet

Qendra Studentore i njofton studentët e UP-së, pjesë kategorive të dala nga lufta e UÇK-së se ku mund t’i marrin vërtetimet

Qendra e Studentëve  në Prishtinë ka njoftuar se studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët janë pjesë kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, se vërtetimet për aplikim në konvikte, tani mund t’i marrin në Selinë Qendrore të Shoqatave të dala nga Lufta në Prishtinë. Në profilin e kësaj qendre  është shkruar se kjo ka ndodhur për shkak të problemeve teknike që janë shfaqur në zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. “Njoftohen studentët e UP-së të cilët janë pjesë kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, se vërtetimet për aplikim në konvikte, tani mund t`i marrin në Selinë Qendrore të Shoqatave të dala nga Lufta në Prishtinë. Kjo bëhet për shkak të problemeve teknike që janë shfaq në zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale, bëri të ditur se Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e kësaj Gjykate

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West: Dënime deri në 45 vjet për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së

Në fjalën e saj në seancën përmbyllëse të gjyqit më të madh ndaj ish-krerëve të …