Qëndrim Rexhaj, djali i dëshmorit të kombit, Xhemajl Rexha, është liruar nga burgu

Qëndrim Rexhaj, djali i dëshmorit të kombit, Xhemajl Rexha, është liruar nga burgu

Gjykata themelore e Gjilanit e kishte dënuar Qëndrim Rexhajn me 5 vite e 6 muaj burgim, por pas shqyrtimit nga Gjykata e Apelit atij iu zbrit dënimi me 4 vite burgim, po ashtu kjo gjykatë ndër të tjerash e cilësoi Qëndrim Rexhajn si një aktivist të armatosur kundër autoriteteve serbe. Grupi “Lëvizja e lirisë” thuhet se kishte marrë pjesë në sulmet kundër punktit serb në Dobrosin të Bujanocit, më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012, së bashku me Valon Jasharin, Skender Jasharin, Gazmend Laknën, Gazmend Xhemshirin, Muhamed Aliun, Skender Selmanin, Enver Musollin, Abdullah Zogajn dhe Jeton Shabanin. Sipas tyre “të gjitha provat në mënyrë të qartë tregojnë se Rexhaj është njëri nga anëtarët më të devotshëm, shumë i politizuar dhe më aktiv të “Lëvizjes së Lirisë”. Menjëherë pas shqiptimit të dënimit të gjykatës themelore kishte reagime të shoqatave të dala nga lufta në qytetin e Therandës, me arsye se EULEX-i po i dënon fëmijët e dëshmorëve. Dënimi që i ishte dhënë këtij grupi Gjykata Themelore e Gjilanit ishte në tërësi 59 vite e 9 muaj burgi për 9 të akuzuarit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …