leoni

Peshkopi Mihailo: Fajtori kryesor për krimet dhe gjenocidin në ish Jugosllavi është Kisha ortodokse serbe dhe ultranacionalistët

Peshkopi Mihailo: Fajtori kryesor për krimet dhe gjenocidin në ish Jugosllavi është Kisha ortodokse serbe dhe ultranacionalistët

Kreu i Kishës Ortodokse Malazeze, peshkopi Mihailo në në intervistën për “Face TV” ka akuzuar kishën Ortodokse Serbe si fajtorin kryesor të luftërave dhe gjenocidit që kanë ushtruar serbët në Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe në Kosovë. Ai ka akuzuar Kishën serbe edhe për mosnjohjen e kombit malazez, shtetit të Malit të zi dhe të Kishës ortodokse të këtij Shteti. Peshkopi Mihajlo, fajtor për të gjitha krimet në ish Jugosllavinë shumëkombëshe ka shpallur KOS-in serb,  Klubin e Intelektualëve nacionalist serbë, në “Francuska 7” të Beogradit  dhe forcat radikale në Serbi për pretendimet e tyre në krijimin e Serbisë së Madhe.  Përveç kësaj, ku peshkop ka dhënë edhe deklarata shumë të matura dhe realiste për islamin, duke shtuar se Zoti, Allahu është krijuesi i të gjithë njerëzve, ndërsa islami fe monoteiste ashtu sikur edhe krishterimi, ndërsa Muhamedi është profet. Kjo deklaratë ka zgjuar reagimet e Kishes Serbe e cila fenë islame e paraqet si fe të paqenë, nuk pranon mësimet e Kur-anit dhe mohon që Muhamedi të ketë qenë profet.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …