Qerimane Polisi: Radios-Kosova e Lirë në 16-vjetorin e lindjes

Nderë e lavdi për Ju

Për punën tuaj pa përtesë

Në luftë e paqe të palodhur

Të kaluarën e sollët në kujtesë.

 

 Brezat e rinj që të mësojnë

Se me çfarë sfidash u përballuat

Ju me zërin tuaj që çanë retë

Ashtu të palodhur rrjedhshëm kumbuat.

 

 E ditët rrjedhin, e koha shkon

Po Ju mbeteni të papërkulur

Me emisionet plot edukatë

Hapëroni rrugën pa u lëkundur.

 

 Plot merita keni

Se sollët shpresë në kohët më të vështira

Se ju dhatë gjithçka për lirinë

E na frymëzuat për vepra të mira.

19.12.2014

Kontrolloni gjithashtu

Flet “Mjeshtrja e Madhe” Myfarete Laze: Si fitova çmim të parë në Festivalin “Lule Borë” në Shkodër

Albert Z. ZHOLI: 14 shkurti flasin për Shën Valentinin: Dashuri Hysaj, Paro Ziflaj, Myfarete Laze, Alida Hisku, Bashkim Alibali

Shën Valentin do të thotë paqe, dashuri, mirëkuptim, lumturi – Mes këngës, detit, malit, valëve, mimozave …