Qeveria e Holandës do të bllokojë rrugën e Serbisë në avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Qeveria e Holandës do të bllokojë rrugën e Serbisë në avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka konfirmuar ministri i Jashtëm holandez. Holanda beson se Serbia nuk është e gatshme për hapin e ardhshëm, ka konfirmuar ministri Caspar Veldkamp, në Bruksel. Veldkamp ka thënë para gazetarëve se “Serbia nuk është e gatshme ende” për hapin e ardhshëm dhe se “ka ngecur në arritjen e progresit në fushën e sundimit të ligjit”. Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të japin pajtimin për çdo fazë negociatash deri në pranimin e plotë. Serbia ka më shumë se dy dekada që kërkon pranimin në BE, por ka ngecur për shkak të refuzimit të njohjes së Kosovës.

Këshilli Evropian miratoi konkluzionet për zgjerimin e BE-se që mbulojnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në konkluzionet për Shqipërinë, Këshilli mirëpret hapjen e grup-kapitujve “Themeloret” në në konferencën e dytë ndërqeveritare më 15 tetor 2024 dhe hapjen e grup-kapitujve “Marrëdhëniet e Jashtme”.

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …