Demarkacioni

Qeveria e Kosovës javën e ardhshme procedon për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës do të procedojë javën e ardhshme për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Marrëveshja më e përfolur dhe më e kundërshtuar deri më tani në Kosovë, pritet t’i nënshtrohet procedurës së ratifikimit nga deputetët, me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe një numri të deputetëve nga partitë në pushtet. Procedimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Faton Abdullahu. Ai ka thënë se kryeministri dhe Qeveria e Kosovës i kanë kryer të gjitha obligimet, si në aspektin procedural ashtu edhe atë profesional, që çështja e Demarkacionit të procedohet në Kuvend, ka thënë Abdullahu.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa Vizë në Izrael nga 5 maji

Nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael pa vizë për …