Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë

Kryeministri, Isa Mustafa,  ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. Mustafa tha se Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë, aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.  Uroj zgjedhjen e z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve. Kam besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidoj institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …