Avni Arifi

Qeveria e Kosovës në krye me Avni Arifin fillon dialog përnjëmend me Serbinë dhe jo si deri tani (!)

Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu në shërbim të Serbisë, ka deklaruar anëtari i delegacionit shtetëror nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për dialogun me Serbinë, Avni Arifi. “Dialogu në 9 vitet e fundit ishte dialog në shërbim të interesave të Serbisë. Këtë e konfirmon edhe presidenti Serb Vuçiq në intervistën dhënë revistës serbe Danas ka thënë se “Dialogu e ka përforcuar pozicionin e Serbisë, sepse  me bisedime kemi blerë kohë dhe jemi rikthyer në lojë”. Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu të tillë”, ka shkruar Arifi, i cili ka zbuluar këtë fakt nga deklarata e Vuçiqit e jo prej vitit 2013 kur kanë filluar bisedimet me kërkesë të Serbisë dhe për Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe përvjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe

Më 7 mars shënohet një nga datat më të rëndësishme në historinë e arsimit dhe …