Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës do të mblidhen në Korçë, në kuadër dhe të Festave të Nëntorit

Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës do të mblidhen në Korçë, në kuadër dhe të Festave të Nëntorit

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo Kosovës do të mblidhen në Korçë, në kuadër dhe të festave të nëntorit, ku do të firmosen katër marrëveshje. Sipas agjendës, mbledhja e qeverisë do të nisë në orën 16.00 të së hënës së 27 nëntorit, në Shtëpinë e Flamurit, dhe në orën 17.00 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare. Rreth orës 17.30 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj për tu përmbyllur më pas me një darkë zyrtare. Ndërsa më 28 nëntor, në orën 12.30 do të bëhet dhe shpallja e logos zyrtare të Skënderbeut ku sërish do të mbajnë fjalën e rastit të dy kryeministrat.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Ngucati: Rreth 6 mijë protestues pritet të mblidhen në Strasburg në protestën e OVL-UÇK-së më 16 nëntor

Rreth gjashtë mijë protestues nga të gjitha trevat shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën …