Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi tre deputetët e Vetëvendosjes një ditë pas arrestimit

Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi tre deputetët e Vetëvendosjes një ditë pas arrestimit

Pas konferencës së deputetit të Vetëvendosjes Sami Kurteshi, i cili e ka quajtur të paligjshëm caktimin e paraburgimit për  tre deputetët e Lëvizjes,  ata u liruan nga Gjykata e Apelit. Albin Kurtit e Donika Kadajt masa e paraburgimit u është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak. Derisa ndaj deputetes Albulena Haxhiu, nuk është caktuar ndonjë masë sigurie. Të tre u arrestuan të premten, derisa ishin duke shkuar në seancën e Kuvendit të Kosovës, me urdhër-arrestin e lëshuar nga gjyqtari Beqir Kalludra. Shkak për këtë u bë mungesa e tyre në seancën gjyqësore, ku janë të akuzuar lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Sami  Kurteshi ka sqaruar se  gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra, nuk do të mund të lëshonte një urdhër arrest për deputetët, pasi që kishte një kërkesë për shkarkimin e trupit gjykues, të bërë një ditë më herët.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …