Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së tashmë janë numëruar 756.860 fletëvotime

Gjykata Supreme refuzoi ankesat e LDK-së dhe PDK-së për rinumërimin e votave në Prishtinë dhe në Prizren

Sot Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjektit politik Vetëvendosje, ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. “Kolegji i Gjykatës Supreme, ka marrë vendim që të pranohet si e bazuar ankesa e subjektit politik Vetëvendosje, dhe të ndryshohet vendimi i PZAP-së, ashtu që refuzohet ankesa e LDK-së me seli në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar që të rinumërohen-rivlerësohen fletëvotimet e pavlefshme, fletëvotimet e përdorura nga votuesit, por të paplotësuara (të zbrazëta), të cilat kanë qenë në kutinë e votimit dhe të rinumërohen të gjitha fletëvotimet e rregullta në vendvotime në Prishtinë. Po ashtu, Gjykata Supreme ka vendosur që të pranohet si bazuar ankesa e subjektit politik Vetëvendosje me seli në Prishtinë, dega në Prizren, dhe të ndryshohet vendimi i PZAP-së, vetëm sa i përket vendim marrjes përkitazi me ankesën e PDK-së, ashtu që refuzohet si e pabazuar ankesa e PDK-së, me të cilën është kërkuar rinumërimi i të gjitha votave, për kryetar komune në vendvotimet në komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …