Republika e Madagaskarit e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës

Republika e Madagaskarit e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Madagaskarit, pas një takimi që zhvilloi me homologun e tij nga ky shtet, në margjina të takimit të vendeve të Frankofonisë, që po mbahet në Paris. “Urime Kosovë, Faleminderit Madagaskar. Nga sot, Kosova dhe Madagaskari kanë nga një mik më shumë. Falenderimet e mia të sinqerta për popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Madagaskarit”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Pacolli.

Në kuadër të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimet e tyre të dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve si edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike për t’i hapur rrugë përfaqësimit diplomatik në nivel Ambasadorësh në mes dy vendeve respektive. Madagaskari është një shtet i madh ishull në brigjet juglindore të kontinentit të Afrikës me 24.89 milionë banorë. Kryeqytet ka Tananariven.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …