Franca e ka kaluar tashmë pikun, por pandemia mbetet ende aktive ndonëse ka rënie të ndjeshme të viktimave

Qeveria franceze ka vlerësuar aktin e dorëheqjes së Thaçit nga pozita e presidentit dhe dorëzimin në GJS

Qeveria franceze ka vlerësuar aktin e dorëheqjes së Thaçit nga pozita e presidentit dhe dorëzimin në Gjykatën Speciale për t’u përballur me akuzat për krimet e sajuara të cilat sipas Serbisë i ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, lufta e së cilës është përkrahur nga NATO-ja dhe vendet shtetet demokratike anekënd botës. “Ne e përshëndesim dinjitetin të cilin ai e ka treguar, duke respektuar kështu punën e Dhomave të Specializuara për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ne e rikujtojmë, po ashtu, lidhjen tonë dhe përkrahjen tonë për Dhomat e Specializuara për Kosovën. Autoritetet franceze nuk i komentojnë vendimet e drejtësisë ose procedurat juridike në zhvillim. Franca e rikujton përndryshe përkrahjen e saj konstante për procesin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Francës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …