Qeveria e Kosovës merr vendim që punëtorëve të larguar nga puna gjatë viteve të 90-ta, t’u njihen kontributet pensionale

Qeveria i ka listuar 20 masa, të cilave ua ka dhënë epitetin e prioriteteve në Programin për Reforma në Ekonomi

Qeveria e Kosovës i ka listuar 20 masa, të cilave ua ka dhënë epitetin e prioriteteve në Programin për Reforma në Ekonomi që mbulojnë periudhën 2019-2021. Me to, ekzekutivi synon t’i heqë pengesat kryesore për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri, Programi akoma është draft dhe pritet të vihet për votim në Qeveri brenda këtij muaji. Shumë nga pengesat e rritjes ekonomike vazhdojnë të mbeten të njëjta. Tek pjesa që i referohet mjedisit të të bërit biznes, është theksuar se adresimi i pengesave në marrjen e energjisë elektrike dhe trajtimi i lejeve të ndërtimit janë imperativ për ndërtimin e një mjedisi më të favorshëm afarist. Ndërkaq, si pengesë e madhe dhe e rëndësishme është parë ekonomia joformale. Vlera e taksave të pambledhura vlerësohet në 107 milionë euro ose 1.8% e Bruto Produktit Vendor.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Qeveria nuk ka ndërmarr veprime konkrete për veprimeve t’u përballur me rritjen e çmimit të naftës

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë për …