Milazim Kadriu

Milazim F. Kadriu: Gëzuar Ditëlindja e 20-të, Radio “Kosova e Lirë”!

Urimet më të përzemërta zërit të lirisë, me rastin e përvjetorit të 20-të të punës së suksesshme.

Radio “Kosova e Lirë”- ishte zëri i lirisë, zëri i pastër shqiptar, nderi i kombit !

Kaluan 20 vite  kur u lind në tymin dhe flakën e barotit të UÇK-së  së lavdishme! Zëri juaj depërtoi nëpër krisma pushkësh duke u dhënë kurajë luftëtarëve të lirisë për luftë kundër okupatorit barbar.

Radio “Kosova e Lirë” përditë e më shumë po rritet dhe po lëshon shtat në luftë për mbrojtjen e identitetit shqiptar dhe në luftë për realizimin e amanetit të dëshmorëve të rënë brez pas brezi – Bashkimit Kombëtar!

Përzemërsisht përshëndes ata që filluan punën para 20 vitesh në ditët më të vështira që kaloi populli ynë. Po ashtu uroi nga zemra për suksese të mëtejme z. Ahmet Qeriqi me stafin e tij. Dëshiroj të keni jetë të gjatë dhe të kremtoni edhe shumë përvjetor të suksesshëm si edhe deri tani me punë dhe veprimtari atdhetare.

Me shumë respekt !

 Milazim KADRIU

 

 

 

 

ZËRIT TË LIRISË

 

 

RKL – zëri i lirisë – pavarësisë! 

zëri i pastër shqiptar ! 

zëri i UÇK- së –  ushtrisë !

zëri i Bashkimit Kombëtar!

 

Njëzet vite më parë

Nga malet e Berishës

Në etër u përhap

Zëri i lirisë

 

Nëpër flakë e tym baroti

Fuqishëm zëri jehoi

Ju fletë Kosova e lirë

Të gjithëve na gëzoi

 

Seç ju dha forcë e trimëri

Luftëtarëve në front

Zëri i lirisë në çdo anë

Fuqishëm jehoi

 

Zëri i lirisë larg u dëgjua

Asnjëherë nuk u nda

Nga frontet e luftës

Derisa liria u fitua

 

U dëgjua në Drenicë, Llap e Dukagjin

Në Shalë, Karadak e Neodime

Kudo që UÇK luftonte

Që vendi lirinë ta gëzonte

 

Zëri i lirisë 

Fuqishëm jehoi

Edhe atëherë kur Kosova

Pavarësinë fitoi

 

Jehoi në çdo kohë

Luftën e lavdishme

Dhe dëshmorët

Gjithherë i përkujtoi

 

Fuqishëm jehoi

Edhe ditë më parë

Kur Kosova

Ushtrinë e ka shpall

 

Fuqishëm do të jehonë 

Edhe atëherë 

Kur të gjitha trojet shqiptare

Amaneti i dëshmorëve do ti bashkoj.

 

Radio Kosova e lirë dhe TV Dielli

Rrezatojnë plotë shkëlqesi

Anekënd shqiptarisë

Në rrugëtimin drejtë ardhmërisë.

 

Zërit të lirisë

Ditëlindjen ia urojmë

Edhe shumë vite tjera

Bashkërisht ti gëzojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …