Nga 174 invalidë të luftës së UÇK-së në Prizren, 46 janë pa punë, 27 kanë lëshuar vendin kurse 8 kanë vdekur

Qeveria Kurti nuk ka ndarë asnjë euro për proteza të invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ndonëse mungesa e protezave adekuate ju shkakton dhimbje të jashtëzakonshme atyre që kanë nevojë për to, Qeveria Kurti nuk ka ndarë asnjë euro për proteza të këmbëve. Si pasojë e kësaj shkujdesje të jashtëzakonshme të kësaj qeverie dhe kryeministrit Kuri, invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbetur pa proteza të reja, vite me radhë. Duke folur për këtë çështje, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se është shqetësuese trajtimi jo adekuat që u bëhet veteranëve e invalidëve të luftës. Të parët kanë mbetur jashtë Pagës Minimale, ndërsa të fundit pa proteza. Ai ka theksuar më tutje për Ekonomia Online se e gjithë kjo po ndodhë për shkak se Qeveria Kurti nuk po ndan mjete për këto dy kategori. “Temën e çështjes së trajtimit të invalidëve të luftës dhe atyre që kanë pasoja e që janë të detyruar të mbajnë proteza për t’i zëvendësuar pjesët e caktuara që i kanë humbur gjatë luftës e kemi ngritur në Parlament, e kemi ngritur edhe si çështje për të futur në ligjin e buxhetit, mirëpo Qeveria e ka refuzuar e kanë shumicën e votave dhe nuk e ka përkrahur këto propozime. Sot të gjitha ata që bartin proteza përjashtuar ata që kanë fuqi ekonomike, kanë arritur t’i rinovojnë protezat, përndryshe të tjerët janë në gjendje të mjerueshme”, ka theksuar deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …