Qeveria mirëpret raportin e Komisionit Evropian

Qeveria
e Kosovës ka përshëndetur raportin e Komisionit Evropian për liberalizimin e
vizave. Në njoftimin e shpërndarë për mediet thuhet se “
Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret qartësimin se ky është raporti
i fundit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe e sheh si
inkurajues faktin që raporti nënvizon përkushtimin tonë për të përmbushur
udhërrëfyesin”. Më tej, Qeveria shpreh përkushtimin që në ditët dhe javët në
vijim të konsolidohen pikëpamjet me Komisionin Evropian rreth kushteve të
nënvizuara.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …