Mbetje mortore

Po vazhdojnë gërmimet dhe zhvarrosja e mbetjeve mortore të shqiptarëve të Kosovës, gjatë luftës në Serbi

Qeveria e Kosovës bën të ditur se po vazhdojnë gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosja e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë, të varrosur në varreza masive në Serbi.  Sot përfaqësues të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve. Gërmimet dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës dhe punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thuhet në komunikatë. Kurse, ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …