QKMF ,,Adfem Ukëhaxhaj në Deçan, njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit, se kanë mbërritur vaksinat kundër gripit sezonal, vaksinat do te bëhen në ambientet e QKMF-së në Deçan.
Personat të cilët nuk guxojnë të marrin vaksinën kunder gripit sezonal janë
-
Personat të cilët janë të sëmurë me Covid-19,
-
Personat të cilët janë të dyshimtë që janë të infektuar me virusin Cov2,
-
Personat të cilët janë të dokumentuar që janë të infektuar me Virusin Cov2,
-
Ata të cilët kanë kaluar sëmundjen covid-19 por që nuk kanë kaluar një muaj kohë pa terapi.