Kuvendi i Kosovës sot miratoi Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë

Kuvendi i Kosovës sot miratoi Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë

Kuvendi i Kosovës sot  miratoi Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. Në agjendën e kuvendit është edhe Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, i miratuar në parim pas gjashtë përpjekjeve, por që nuk po arrin të kalohet në leximin e dytë, për shkak të mungesës së kuorumit.  Organizatat që merren me monitorimin e punës së kuvendit kërkojnë që koalicioni qeveritar të ofrojë zgjidhje të shpejtë për zhbllokimin e kësaj situate, pasi aktualisht, vetëm 9 për qind e agjendës legjislative është realizuar. “Vetëm 13 projektligje, nga 143, janë miratuar në kuvend, 11 prej tyre kanë të bëjnë me çështje financiare: ose janë marrëveshje ndërkombëtare për hua ose të ndërlidhura me investime të huaja”. “Pjesa më e madhe e tyre janë miratuar pas muajit qershor, kur ishte votuar Qeveria Hoti, dhe pjesa më e madhe e tyre janë votuar më përkrahjen e opozitës”, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, një hulumtim  i Institutit Demokratik të Kosovës, i cili vlerëson se legjislatura aktuale është më e dobëta deri më sot, si në aspektin ligjvënës, ashtu edhe atë përfaqësues.

Kontrolloni gjithashtu

Qindra të vdekur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga vërshimet në Afganistan

Qindra persona janë mbytur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga vërshimet në Afganistan. Zabihullah Muxhahid, …