Indonezi

Qindra të vdekur nga cunamit në Indonezi

Raportohet se nga cunami që ka goditur Indonezinë, janë mbytur qindra qytetar. Njoftohet se cunami është shkaktuar nga një termet prej 7.5 shkall të Rihterit në qytetin Palu të Indonezisë. Pak kohë pas tërmetit, janë shkaktuar valë të fuqishme me lartësi prej 3 metrave të cilat kanë mbuluar ishullin Sulaëesi në Palu. Dridhje të tjera vazhduan ta godasin edhe më këtë qytet. Mijëra shtëpi u shuan bashkë me spitale, hotele dhe qendra tregtar. Vendi ka mbetur pa energji elektrike derisa shpëtimtarët po mundohen të stabilizojnë gjendjen. Rruga për në Palu është bllokuar pas një rrëshqitjeje të tokës. Të përkujtojmë se një cunami në vitin 2004, i shkaktuar nga termeti, kishte lënë të vdekur 226 mijë persona në ishullin Sumatra të Indonezisë në Oqeanin indian.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …