leoni

Rama: Pjesëtarët serbë të FSK-së u larguan për shkak të shantazheve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka deklaruar se shkak i largimit të pjesëtarëve serb nga Forca e Sigurisë së Kosovës janë shantazhet ndaj tyre. Ai ka theksuar se nuk është morale e as ligjore, që dikush nga jashtë të ndërhyjë në punët e Kosovës. Largimi i tyre nuk kishte fare të bënte me ndonjë problem të pjesëtarëve me FSK-në sepse ata kishin deklaruar të gjithë se ishin shumë të kënaqur me trajtimin dhe punën aty, ka theksuar komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Ai ka thënë më tutje se Forca e Sigurisë së Kosovës është vetëm një hap larg transformimit në ushtri, dhe është e gatshme të marrë detyra të reja dhe ajo nuk po ndërtohet për ta rrezikuar askënd por do të jetë faktor stabiliteti në Kosovë dhe rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …