Veseli

Veseli: Është mirë që disa do të shkojnë nga PDK-ja por edhe më mirë që do të vijnë shumë të tjerë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shfaqur bindjen e tij se pas procesit të brendshëm zgjedhor, PDK-ja do të jetë edhe më e fuqishme. Ai ka shtuar më tutje se në subjektin politik që ai drejton nuk do të ketë vend për ata që janë të korruptuar dhe që kanë dëmtuar PDK-në. Duhet pranuar edhe një fakt, ka shumë individë të cilët e kanë keqpërdor PDK-në, pastaj janë munduar të abuzojnë,  pikërisht kanë abuzuar me PDK-në, pastaj e kanë sulmuar PDK-në. Janë shumë, të cilët sot i keni edhe shumë aktivë në skenën politike kosovare. Fat i mirë që nuk janë me ne edhe fat i mirë edhe disa të shkojnë, por, fat i mirë se shumë të tjerë të mirë do të vijnë dhe ne do të jemi të fuqishëm për Kosovën. Motivi, ideali, filozofia politike e PDK-së nuk është konflikti, është mirëqenia e qytetarëve, është zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit ligjor dhe për këtë do të jemi pa kompromis, ka theksuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …