Haradinaj: Republika e Kosovës i mirëpret investimet amerikane në vendin tonë

Haradinaj: Republika e Kosovës i mirëpret investimet amerikane në vendin tonë

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri, Ramush Haradinaj është takuar edhe me përfaqësuesit e organizatës “The Heritage Founndation” të kryesuar nga James Carafano, zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare, me të cilët zhvilloi një takim pune. Gjatë bisedave të zhvilluara ai ka theksuar se Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane është dëshmi e qartë e përkushtimit të Qeverisë për fuqizimin e partneritetit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri, Ramush Haradinaj në vijim të takim ka informuar z. Carafano për progresin që ka arritur Kosova gjatë qeverisjes së tij, veçanërisht në zhvillimin ekonomik, duke thënë se Qeveria ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reforma fiskale, të cilat krijojnë lehtësira për zhvillimin e biznesit. James Carafano, përfaqësues i organizatës “The Heritage Founndation” dhe  zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme, vlerësoi të arriturat e Kosovës  në të gjitha fushat dhe shprehu mbështetjen e tij dhe të institucionit që udhëheq për institucionet e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …