Qirjako: Shqipëria po shkon drejt normalizimin nga situata e krijuar nga koronavirusi

Gentiana Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik deklasoi se Shqipëria po shkon drejt normalizimin nga situata e krijuar nga koronavirusi. Ajo theksoi se kanë kaluar 10 ditë dhe Shqipëria nuk ka asnjë të vdekur nga virusi kovid-19. Ky është një tregues se vendi po shkon drejt normalizimit, ndërsa 75% e të prekurve janë shëruar. Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme, theksoi Gentiana Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik. Nga fillimi i epidemisë deri më sot, në Shqipëri janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …