Albin Kurti

Kurti: Shifrat e personave të shëruar janë lajme të gëzueshme por ende nuk është momenti për relaksim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se shifrat e personave të shëruar janë lajme të gëzueshme por ende nuk është momenti për relaksim. Sigurisht se kemi qenë të suksesshëm deri tani në luftimin e parandalimin e COVID-19, por askush nuk ka të drejtë ta shpallë të përfunduar këtë betejë. Ata që e bëjnë një gjë të tillë do të na pamundësojnë fitoren e shumëpritur. Le të mos harrojmë që ende nuk e posedojmë as antiviralin e as vaksinën për këtë virus. Për të gjithë ne, ai mbetet ende i panjohur. Edhe pse po e mundim këtë armik të padukshëm (kemi gati tre herë e gjysmë më shumë të shëruar sesa raste aktive), kjo nuk garanton pamundësimin e infektimeve të reja. Andaj, le të vazhdojmë të respektojmë, deri në fund, masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e IKShPK-së. Të shmangim vizitat familjare dhe shoqërore, ka porositur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati

Valon Murati: Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trumpit në krye të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trump’it në krye …