​Sindikata e punëtorëve në sektorin privat reagon ashpër për gjendjen e rënd të punëtorëve në Kosovë

Murtezaj: Numri i punëtorëve që kanë bërë kërkesë për kompensim të pagave bazuar në pakon emergjente fiskale ka arritur në 170 mijë

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka bërë të ditur se deri më tani, numri i punëtorëve që kanë bërë kërkesë për kompensim të pagave bazuar në pakon emergjente fiskale ka arritur në 170 mijë. Ai ka shtuar më tutje se nga 11 prilli, ka filluar aplikimi i bizneseve për të përfituar nga pakoja emergjente fiskale, deri të premten pasdite kanë aplikuar gjithsej 40,848 biznese. Ku në kuadër të tyre kemi 30,911 biznese që kanë aplikuar për kompensim të pagës, ndërsa kemi 7 mijë e 581 biznese të cilat kanë kërkuar kompensim të qirasë. Ato të cilat kanë kërkuar kompensim të pagës janë biznese të cilat sipas masës 3A, masës 7, 8 dhe 14 të cilat kanë kërkuar të përfitojnë janë të kategorisë A, B dhe C. 143 mijë e 668 punëtorë është për të cilët është kërkuar për masën A, për vlerë 170 euro, pra punëtorë aktivë të cilët bizneset për shkak të vështirësive financiare nuk kanë arritur t’i kompensojnë pagën e plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …