Madeliene Albright

Albright-Engel: SHBA-të nuk po bëjnë sa duhet për Kosovën

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe, Madelin Albright ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar tani sikur dikur në zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë fjalës në Komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, të kryesuar nga Eliot Engel, ajo ka thënë më tutje se fatkeqësisht, është se tani ka pyetje rreth kufijve dhe asaj se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë, mirëpo mendoj se në shumë mënyra, më duhet ta them këtë me keqardhje, se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje me (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiq dhe me atë që serbët kanë tentuar ta zhbëjnë, e që ka pasur për rezultat një spastrim gjenocidal, të cilin e ka dënuar komuniteti ndërkombëtar. Ndërkohë, kryesuesi i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel ka theksuar se pavarësisht sa shumë mund të udhëtoni, ju nuk mund të gjeni kurrë një vend që përshëndet amerikanët me aq gëzim sikurse kosovarët. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë vend që do dhe vlerëson amerikanët dhe është falënderues për atë që kemi bërë më 1999 për të parandaluar gjenocidin para syve të Evropës edhe një herë andaj më thyhet zemra, që në një mënyrë u kemi kthyer shpinën atyre njerëzve.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …