INKET ka inicuar projektin për dhurimin e mirënjohjeve për organizatat ose bizneset që demostrojnë qasje pozitive për personat me nevoja të veçanta

Instituti Kosovar i Ergoterapisë (INKET) ka inicuar projektin për dhurimin e mirënjohjeve për organizatat ose bizneset që demostrojnë qasje pozitive ndaj ndërgjegjësimit për personat me nevoja të veçanta.

Kësaj rradhe mirënjohja e dhuruar nga INKET është më e veçantë, për shkak se po vlerësojnë punën dhe përkushtimin ndaj personave me nevoja të veçanta gjatë kohës së pandemisë.  Instituti ka vendosur që me datë 11.05.2020 të dhurojë këtë mirënjohje të veçantë për Down Syndrome Kosova (DSK), ku takimi për të do të mbahet përmes njërës nga platformat telekomunikative. Këtë mirënjohje do e pranojë znj. Sebahate Beqiri, Drejtoreshë Ekzekutive e kësaj organizate. DSK ka bërë një punë të shkëlqyer duke u angazhuar në kujdesin e klientëve/grupeve përmes internetit. DSK ka një reputacion shumë të mirë për punën e tyre të përgjithshme, por gjatë dy muajve të fundit kanë treguar se me të vërtetë janë një organizatë humanitare dhe se klientët e tyre janë në qendër. Instituti e vlerëson shumë punën e palodhshme dhe profesionale të DSK, duke e cilësuar si shembull për organizatat tjera.

 

Për më shumë informata kontaktoni:

RINA HAJDARAGA – Udhëheqëse – [email protected]

ARLINDA CANOLLI – Koordinatore – [email protected]

 

WEB-PAGE https://www.kosovoergotherapists.com/

 

FACEBOOK https://www.facebook.com/Instituti-Kosovar-i-Ergoterapis%C3%AB-1819704104740844/

 

Ju lutemi përdorni  JU LUTEMI PëRDONRNI

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …