leoni

Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani: Kolona e Pestë, është formacion i dyshimtë, që ka mision të caktuar!

Në Kosovë, KOLONË E PESTË, mund të llogaritet Klani nga RIINVESTI, pastaj nënë seksione janë formacionet “LIDHJA e BESO.”, të cilët tërësisht dhe krejtësisht në mënyrë jo të rregullt dhe antistatutare janë katapultuar në strukturat udhëheqëse të LDK, për t’i shantazhuar e paralizuar proceset.

Edhe pse veteranet dhe themeluesit e LDK-së, (mbi 70% janë gjallë), ata janë eliminuar nga Kryesia e LDK-së, nga KP i LDK-së, nga Kryesitë e Degëve të LDK-së, dhe nga delegat të Kuvendit Zgjedhor, si dhe nga privilegji për të qenë Deputet në Parlamentin e Kosovës. Ky zinxhirë ka vazhduar duke i eliminuar, prandaj askund nuk janë marrë këshilltar a sistemuar nëpër ministri e borde a komisione profesionale.

Nga ky prizëm mund të konstatojmë se të gjithë ata që janë në vartësi të Isa Mustafës, deshën apo jo, janë pjesë e KOLONËS SË PESTË, dhe kanë mision për të sabotuar të gjitha proceset demokratike në Kosovë, për të cilat kanë investuar vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos harruar Japoninë dhe vendet tjera aleate.

Një analizë profesionale dhe më të kompletuar për udhëheqjen e Kolonës së Pestë në LDK, të prirë nga Isa Mustafa, do ta publikojmë së shpejti.

Dorën në zemër Isa Mustafa, e tha një të vërtetë të pakontestueshme, sepse Ai kështu ka vepruar qe 40 vjet rresht. Populli për Isa Mustafën, është letër shpenzuese, prandaj ky përfaqësues tipik i KOLONËS SË PESTË, në emisionin Argument Plus në TV21, të datës 08.05.2020, e ka thënë saktë e pa ekuivokë një të vërtetë se në Kosovë: “Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin”, d.m.th. votuesi është pjesë e orkestrës për të emituar demokraci, sa për të krijuar alibinë se Isa Mustafa dhe Kolona e Pestë, e respektojnë votën e qytetarit dhe me këtë adutë, për ta mashtruar Amerikën, Bashkimin Evropian, se ai ka hequr dorë nga idiotizmat komunist me të cilët ia ka shtrirë zullimin Kosovës. Tashmë vetëm u bë e qartë, nga goja e tij, se për qeverisjen e Kosovës vendos DALLAVERAXHIU i pashembullt, humbësi i të gjitha zgjedhjeve, keqpërdoruesi i Fondit të Trepërqindëshit, shkelësi i kushtetues, krijuesi i Asociacionit të Komunave Serbe në zemër të Kosovës, njeriu që me nënshkrimin e tij ia fali Malit të Zi, 8500 hektarë tokë. Për Qeverinë e Kosovës vendos ai i cili erdhi në krye të LDK-së pa qenë anëtar i LDK-së. Pra o qytetar, për Qeverinë e Kosovës, vendos vetëm Isa Mustafa, i cili asnjëherë nuk iu nënshtrua votës së brendshme në LDK, ai që nuk ka dhënë asnjë llogari për veprimtaritë e tij, që nga diferencimet ideopolitike në vitin 1981 e gjerë në ditët e sotme.

KOLONA E PESTË, është aktive më shumë se kurrë më parë, ajo është në Mision për ta shkatërruar LDK-në dhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …