QKMF e Ferizajt në pritje të furnizimit me vaksina nga Ministria e Shëndetësisë

Furnizimi me vaksina kundër virusit Sars-Cov-2 për QKMF-në e Ferizajt nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim vaksinimin e grupmoshave mbi 65 vjeç, siç ishte paralajmëruar për këtë të hënë, nuk arritën sot. Kjo bëri që të interesuarit për vaksinim të mos merrnin shërbimin, ndonëse i gjithë stafi dhe të gjitha përgatitjet ishin dhe janë të gatshme nga ana e QKMF-së në sallën e sportit të Shkollës së Bujqësisë në Ferizaj. Stafi drejtues dhe shëndetësor në QKMF janë në pritje të furnizimit me vaksina nga Ministria e Shëndetësisë që të rifilloj vaksinimin. Qytetarët e grupmoshave mbi 65 vjeç do të kontaktohen dhe njoftohen me kohë për arritjen e vaksinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …