Duke komentuar dënimin e katër aktivistëve të Vetëvendosjes nga Gjykata Themelore në Prishtinë, akademiku, Rexhep Qosja ka thënë se kjo ishte një masakër juridike, që fyen rëndë drejtësinë, që fyen rëndë mendjen e shëndoshë, që fyen rëndë Kosovën. Ai thënë se Gjykata Themelore, është duke u përdorur si gjykatë private prej dy blloqeve politike, që Kosovën e kanë bërë shtet privat. Viktima të kësaj masakre juridike janë Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi. Këtyre të rinjëve me moshë, të rinjëve me ide dhe të rinjëve me emrat e tyre plot kuptim e bukuri kombëtare, dënimin ua shqiptoi Gjykata Themelore e Prishtinës, por e përdorur si gjykatë private prej dy blloqeve politike, që tani e sa vite e kanë bërë Kosovën shtet privat!, ka shkruar në mes tjerash akademik, Rexhep Qosja.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …