Qytetarë të pa përgjegjshëm ndezin pyjet në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, pas rasteve të reja të zjarrvënjëve të pyjeve, ka kërkuar nga qytetarët që të mos bëjnë veprime të tilla kundër natyrës tonë, vendit tonë për të cilin u derdh gjak. Edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës. Në mënyrë që të ndalim këto veprime kundër natyrës sonë kërkoj nga ju qytetarë që të lajmëroni tek organet tona komunale ata që po i vënë flakën maleve. Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të na ndihmojnë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.

Bashkë të mbrojmë natyrën tonë të shenjtë! Shprehet kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …