Qytetarët i thonë JO themelimit të komunës së Prilluzhës

Qytetarë të shumtë morën pjesë në protestën e sotme në Vushtrri, të thirrur nga tri partitë opozitare, me qëllim të kundërshtimit të projektit për themelimin e komunës serbe të Prilluzhës. Përfaqësues të opozitës shprehen vendosmërinë për të kundërshtuar këtë projekt, i cili sipas tyre, jo vetëm që cenon kufijtë administrativ të komunës së Vushtrrisë dhe Kastriotit, por bëhet edhe burim i destabilizimit të vendit dhe ndarjes përgjatë vijave etnike. Në fjalën e tij drejtuar protestuesve, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se krijimi i komunës së Prilluzhës është faturë e zgjedhjes së Thaçit si kryetar i Kosovës, pasi që sipas tij, ai ka bërë marrëveshje të fshehtë me serbët për këtë çështje. “Kjo protestë është vazhdimësi e protestave tona ku ne si opozitë jemi bashkuar kundër veglave të Serbisë në Kosovë”, u shpreh Ymeri. Ndërkaq, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi tha se edhe pas protestave të shumta popullore, Qeveria nuk ka mbledhur mend, por po synon të krijojë komuna të reja serbe. Sipas tij, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj nuk do të lejohet. Edhe Bajram Ajeti, anëtar i kryesisë së Nismës tha se republikën e bëmë me përpjekje shekullore e pas 16 vjetësh çlirimi po e udhëheq qeveria më e madhe në numër në rajon por më antishqiptarja antikombëtarja.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …