Ragip Begaj

Ragip Begaj: Dezinformata për gjoja rrahjen në mbledhjen e KK të Malishevës nuk është e vërtetë

Dezinformata e dalë nëpër media, për gjoja rrahjen në mbledhjen e KK të Malishevës, mes një drejtori komunal dhe një anëtari të KK-së, nuk janë të vërteta. Ka pasur debat të ashpër rreth miratimit të projekt buxhetit. Qeveria komunale, e ka ofruar një projekt buxhet para kuvendit, ndërsa opozita nuk është pajtuar me të gjitha ato, dhe ka paraqitur një version tjetër të buxhetit, pa kaluar nëpër procedurat e parapara ligjore dhe duke e quajtur “projekt buxhet alternativ”, që për ne ishte projekt buxhet paralel.

Unë si kryetar i komunës, kam kërkuar publikisht, që të gjitha kërkesat e opozitës, të futen në projekt buxhet, pasi që janë zhvilluar të gjitha procedurat ligjore për të ardhur deri tek draft buxheti final, janë mbajtur nëntë dëgjime publike me qytetarë dhe grupe tjera të interesit. Tani shtrohet pyetja se si opozita mund të procedoj me një projekt buxhet, pa kaluar në asnjë procedurë ligjore dhe këtë në mënyrë klandestine?

Në ftesën e kryesuesit për mbledhjen urgjente, ka qenë vetëm një pikë e rendit të ditës, por ai ka tentuar që mbledhjen ta ndajë në dy pika të rendit të ditës, gjë që ishte e papranueshme, e panevojshme dhe në kundërshtim me çdo procedurë ligjore.

Mbledhja urgjente e thirrur nga kryesuesi, ka qenë jashtë procedurave ligjore dhe pa asnjë vendim të Kuvendit të Komunës.

Konsideroj se ka pasur shkelje në procedurë dhe do të kërkojmë nga organet përgjegjëse, interpretim ligjor për mbledhjen e thirrur nga kryesuesi dhe për rendin e ditës të paraparë për këtë mbledhje. Të gjithë asamblistët e “NISMA Social Demokrate”, si dhe të gjithë drejtorët e ekzekutivit komunal, gjatë gjithë debatit, kanë dhënë kontrbutin e tyre lidhur me projekt buxhetin dhe secili prej tyre ka treguar pjekuri të lartë politike, pa rënë asnjëherë pre e provokimeve që vinin në vazhdimësi nga ana e kryesuesit të KK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …