Ragip Begaj

Ragip Begaj: Kemi marrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e virusit “Krime Kongo”

Në një prononcim për Radion Kosova e Lirë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i pyetur lidhur me virusin e Etheve Hemoragjike “Krime Kongo” ka thënë se ne në komunë kemi marrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e këtij virusi. Spërkatja e zonave endemike do të fillojë pas disa ditësh, atëherë kur është momenti i duhur. Me këtë rast Begaj shtoi se është viti i katërt me radhë që në komunën e Malishevës nuk ka pasur asnjë të vdekur  që është prekur nga rriqërat. Në bashkëpunim me Ministrinë dhe faktorët e tjerë relevantë edhe sivjet jemi në gjendje gatishmërie, ashtu sikur edhe në vitet e fundit ka saktësuar kryetari i komunës së  Malishevës, Ragip Begaj, për Radion Kosova e Lirë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …