Ragmi Mustafi: Reciprociteti i Kosovës me Serbinë i penalizon banorët e Kosovës Lindore

Ragmi Mustafa: Gjendja në Medvegjë është alarmante dhe po rrezikohet substanca kombëtare e shqiptarëve

Serbia përmes procedurave burokratike administrative po tenton të bëjë spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Mijëra adresa të vendbanimeve në regjistrat civilë janë fshirë në Komunën e Medvegjës. Ragmi Mustafa ka thënë se si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka ngritur shqetësimet para bashkësisë ndërkombëtare dhe ombuspersonit lidhur me këto politika të shtetit serb. Ai thotë se gjendja në Medvegjë është alarmante dhe po rrezikohet substanca kombëtare e shqiptarëve Rreth 5000 shqiptarë janë shlyer nga listat e regjistrit civil për shkak të ndërrimit të vendbanimit. Mustafa ka thënë se çështjen e pasivizimit e kanë ngritur në disa instanca, ku kanë paraqitur fakte se Serbia është duke bërë fshirjen e adresave të vendbanimit në regjistrat civilë mbi kritere etnike kundër shqiptarëve. Ai ka treguar se efektet janë shprehur në zgjedhjet e fundit në Medvegjë, dhe po rrezikohet substanca kombëtare e shqiptarëve atje. Mustafa ka thënë se secili shqiptar banor i Kosovës Lindore që është spastruar nga regjistri civil dhe që inicion proces para gjykatave do të ketë mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …