RAHOVECI BËHET EDHE ME DY TUNELE DEZINFEKTUESE!

Teqeja e Madhe e Halvetive, përkatësisht prijësi i saj Shejh Besim Shehu, ka dhuruar një Tunel Dezinfektues, i cili do të vendoset në objektin e Komunës së Rahovecit, si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ky tunel ka sistem automatik (me senzor), i cili aktivizohet posa të kalohet nëpër të, dhe tani e tutje mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët, para se të marrin shërbimet e tyre pranë Administratës Komunale në Rahovec. Shejh Besim Shehu, një tunel dezinfektues të formatit të tillë, po ashtu e ka vendosur edhe pranë Teqesë së Madhe të Halvetive në Rahovec, i cili mund të shfrytëzohet nga të gjithë ju të nderuar bashkëqytetarë. I udhëhequr nga fryma e humanizmit dhe solidaritetit, Shejh Besimi mbetet pjesë e këtyre vlerave të shtuara njerëzore, kombëtare dhe fetare, të cilat na nderojnë çdoherë. Faleminderit Shejh Besim për solidarizimin dhe mbështetjen! Qofshim gjithmonë të bashkuar, ashtu si në këto ditë jo të lehta, edhe në ditë të mira!

Zoti ju bekoftë juve Shejh Besim dhe Teqenë e Madhe të Halvetive në Rahovec! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …