RAHOVECI PO PRET ÇLIRIMTARËT!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, bashkë me qytetarë dhe përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, në sheshin e qytetit të Rahovecit, nisi “Ora e Pritjes” për çlirimtarët tanë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Numërimi ka nisur.

16 shtatori po afron, dita që do të dëshmojë edhe një herë drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Çlirimtarë, Rahoveci dhe Kosova po ju presin, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ftesë për seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Deçanit

Komuna e Deçanit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, njofton anëtarët e Kuvendit …